Lidhja e artritit reumatoid me sëmundjet koronare të zemrës

554
Sigal

Njerëzit, të cilët vuajnë nga artriti reumatoid jo vetëm që kanë rrezik më të lartë për sëmundjet koronare të zemrës, por ata kanë edhe më shumë sulme të heshtura (të padallueshme) dhe vdekje të përnjëhershme kardiake. Studimet e shkencëtarëve amerikanë po ashtu kanë treguar se personat me artrit kanë më pak gjasa të ankohen për dhimbje në gjoks. Rreziku i rritur për sëmundjet e zemrës mund të jetë i pranishëm edhe para se pacienti të diagnostikohet me artrit reumatoid. Gjatë dy viteve para se të diagnostikohen me artrit reumatoid, pacientët me këtë sëmundje kanë qenë tre herë më të prirë të shtrohen në spital për sulm akut të zemrës dhe pesë herë më të prirë të kenë sulm të padallueshëm të zemrës. Ata po ashtu kanë qenë më pak të prirë të kenë histori të dhimbjes në gjoks, krahasuar me personat që nuk vuajnë nga artriti reumatoid. Pas diagnostikimit, pacientët me artiri kanë qenë dy herë më shumë me gjasa të përjetojnë sulme të heshtura të zemrës dhe vdekje të përnjëhershme kardiake. Studiuesit kanë nxjerrë tre përfundime kryesore për pacientët me artrit:

-Rreziku për sulme në zemër tashmë është i pranishëm në momentin kur artriti reumatoid diagnostikohet për të parën herë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf