Lakra turshi, ja sa e rëndësishme është për organizmin tonë

540
Lakra turshi është një ushqim që falë përmbajtjes së tij ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit biologjik të organizmit. Lakra e ka një vlerë të ulët energjike dhe paraqet një thesar të vërtetë të vitaminave C, A, B1 dhe B2, si dhe mineralet kalcium dhe kalium. Përveç vitaminave dhe mineraleve, lakra turshi përmban edhe bakteret e acidit laktik, të ngjashme me bakteret e mira mbrojtëse në stomak, të cilat e ruajnë ekuilibrin e florës së zorrëve, e rregullojnë metabolizmin dhe e stimulojnë heqjen e toksinave. Lakra gjithashtu ndihmon në punën e trurit dhe ruajtjen e funksioneve mendore, shëndetin e muskujve të zemrës dhe eshtrave, si dhe ndërtimin e rruazave të kuqe të gjakut. Falë zinkut, lakra e mbron edhe imunitetin tonë.
Sigal