Kur është koha e duhur për të ngrënë darkë/ Zbuloni çfarë është e mirë për shëndetin

48
Sigal

Me siguri keni dëgjuar që ngrënia gjatë natës është rruga e sigurt drejt shtimit në peshë.

Por pavarësisht këtyre këshillave, kur vjen puna tek të ngrënit, gjërat nuk janë kurrë bardhë e zi.

Në të vërtetë, ngrënia e disa ushqimeve të caktuara gjatë natës mund ta përshpejtojë arritjen e objektivit për një peshë ideale.

Njerëzit janë më pak aktivë gjatë natës, që do të thotë se djegin më pak kalori.

Por nga ana tjetër, darka është periudha kur njerëzit kanë më shumë gjasa të konsumojnë kalori të panevojshme.

Mos konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë glicemie që të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Nisja e mbarë e ditës në të vërtetë nis që në mbrëmje.

Studimet kanë treguar se ajo çfarë hani në darkë mund të ndikojë në kundërpërgjigjet e trupit ndaj ushqimit që do të hani për mëngjes të nesërmen.

Optimizimi i sheqerit në gjak është i rëndësishëm jo vetëm për të përmirësuar rënien në peshë por për mirëqenien në përgjithësi.

Mbani nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll duke kombinuar ushqime me nivel të ulët glicemie siç janë thjerrëzat, fasulet e zeza, patatet e ëmbla ose gjoksin e pulës dhe salmonin.

Jo të gjithë karbohidratet të shëndoshin

Aktiviteti fizik ka një ndikim të pakundërshtueshëm në proceset e trupit dhe metabolizëm.

Kur ushtroheni, trupi ndryshon mënyrat si përpunon ushqimin. Këto ndryshime i çojnë ushqyesit aty ku nevojiten me të vërtetë.

Karbohidratet në mbrëmje mbajnë urinë nën kontroll

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se ngrënia e karbohidrateve në mbrëmje ose në darkë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të oreksit gjatë ditës.

Gjetjet e studimeve, treguan se njerëzit që konsumojnë shumicën e karbohidrateve në darkë përjetonin ndryshime hormonale që pakësonin urinë.

Aftësia për të kontrolluar urinë është një strategji kryesore për një rënie në peshë të suksesshme.

Konsumoni bulmet si kos, qumësht por edhe bukë me drithëra të plota, pak oriz ose makarona.