Kujdes me antibiotikët kundër Covid pa u konsultuar me mjekun / Flet eksperti

237
Sigal

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata foli sot për situatën e krijuar nga Covid-19 në vendin tonë. I pyetur lidhur me marrjen e antibiotikëve nëpër farmaci pa folur më parë me mjekun e familjes, Gjata tha se ky fenomen është kthyer në broblem për mbarë vendin. Sipas tij personat që rezultojnë pozitivë me Covid duhet ti binden mjekut të famijes.

Ka shumë njerëz të infektuar me Covid të cilët pa shkuar tek mjeku shkojnë në farmaci dhe marrin antibiotikë vetë, çfarë mund të thoni për këto raste?

Gjata: Ky është një tjetër problem që ka Shqipëria. Problemi është që duhet me diskutu me mjekun e familjes. Një pacient që ka shqetësime minimale është mirë të marrë vetëm vitamina. Këto është mirë ti marrin gjatë gjithë kësaj periudhe. Kortizonikët merren kur fillon problemi në frymëmarrje. Besoj që duhet ti bineden mjekut të familjes. Nuk ka ilaç magjiplotë për të mundur Covid. Duhet të jenë të kujdesshëm kur mjekohen sepse do ti shkaktojnë vetes probleme të tjera. Jemi në një situatë që qytetarët janë të tronditur dhe ne duhet ti qetësojmë, kjo nuk është situatë që duhet shfrytëzuar për politikë.

Ne ndodhemi para një sëmundje R dhe jemi të detyruar të zbatojmë rekomandimet që japin vende që bëjnë studime klinike dhe janë specialistë në rang kombëtarë.