Ju “bezdis” lemza? Ja 7 mënyra për të ndalur

480
Sigal

Tkurrja e diafragmës shkakton lemzën. Ajo mund të shkaktohet për shumë arsye, ngrënia e tepërt, alkool apo edhe emocionet e papritura. Për aq sa dimë, lemza nuk ka asnjë funksion në trupin tonë. Disa shkencëtarë mendojnë se është vetëm një lloj keqfunksionimi i nervave që kontrollojnë muskujt e frymëmarrjes. Edhe pse nuk ka një mënyrë të sigurt për të ndaluar lemzën, nëse zgjat më tepër se disa minuta, manovrat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë:

1.Merrni frymë në një qeskë letre
2.Bëni gargarë me ujë të ftohtë
3.Merrni frymë thellë dhe mbajeni për 20 sekonda
4.Pini ujë të ftohtë me gllënjka të vogla
5.Hani një lugë sheqer
6.Kapeni gjuhën me një napë me gishtin e madh dhe atë tregues dhe tërhiqeni jashtë
7.Mbani një copë akull për rreth 1 minutë pranë “Mollës së adamit”.