Sigal

Për të luftuar dëmin e shkaktuar nga faktorë të tillë si ndotja, ekspozimi ndaj diellit apo dieta e varfër, industria kozmetike ka zhvilluar një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës, të cilat ndihmojnë për rigjenerimin dhe rinovimin e saj. Shumë nga këto produkte janë të shtrenjta, por për fat të mirë ka disa alternativa që shërbejnë për të njëjtin qëllim pa shpenzuar shumë.

Terapia e fytyrës e bërë nga akulli është një nga këto opsione natyrore që sa vjen dhe bëhet më popullore për shkak të efikasitetit të saj në tonifikimin dhe rinovimin e lëkurës ditë pas dite. Ky është një ilaç me origjinë lindore që është përhapur në mbarë botën, duke u dhënë mundësi femrave të ruajnë freskinë e lëkurës pa investime të mëdha.

Ja cilat janë përfitimet e akullit për rinovimin lëkurës 
Teknika për rinovimin e fytyrës e bërë nga akulli, siç e thamë, vjen nga kultura orientale. Vetëm duke fërkuar akullin përgjatë vijave të fytyrës në mëngjes dhe në mbrëmje ju do të zbutni, tonifikoni dhe do të parandaloni shfaqjen e rrudhave të parakohshme në fytyrën tuaj.

Në përgjithësi, terapia e fytyrës me akull është e përkryer për:

Luftimin e puçrrave dhe për të eliminuar njollat që shfaqen në fytyrë, si rezultat i ekspozimit ndaj diellit dhe ndryshimeve hormonale.

Për të stimuluar qarkullimin e gjakut duke e ndihmuar lëkurën për rinovim.

Freskon dhe tonifikon fytyrën tuaj pa efekte anësore.

Parandalon dhe lufton shfaqjen e rrudhave të parakohshme.

Mbyll poret e zmadhuara dhe parandalon pikat e zeza.

Ul ënjtjen e syve dhe lufton rrathët e errët.

Për të aplikuar këtë trajtim çdo ditë, ju duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:

Para se të filloni me trajtimin është e rëndësishme që të pastroni tërësisht lëkurën e fytyrës.

Akulli duhet të mbështillet me një pëlhurë pambuku ose një copë lecke. Është thelbësore që të mos harroni, pasi nuk duhet ta aplikoni direkt në lëkurë.

E kaloni leckën në zona të ndryshme të vizave, duke e mbajtur atë në çdo zonë për një ose dy minuta.

Është e këshillueshme që të bëni lëvizje rrethore me kubin e akullit përgjatë nofullës dhe mjekrës, ballit, faqeve dhe hundës. Te zona e syve, duhet të jeni më të kujdesshëm.

Për të përdorur akullin kundër papastërtive të lëkurës, ndiqni këto hapa:

Fërkoni akullin për dy ose tre minuta në zonat e prekura nga papastërtitë derisa të keni një lëkurë të ftohtë.

Mos e lini lëkurën në kontakt me akullin më shumë se koha e rekomanduar, pasi mund të shkaktojë dhembje.