Ja disa mënyra si mund të përballoni vapën

502
Keni problem vapën në verë? Ventilatorët dhe kondicionerët të duket sikur nuk po punojnë sic duhet sepse ju keni akoma vapë?
Ja disa truqe të thjeshta të cilat mund të ju ndihmojnë shumë.
Pini sa më shumë ujë
Uji ndihmon shumë që trupi juaj të jetë I freskët dhe I hidratuar siç duhet.
Do të freskoheni edhe më shumë nëse në ujë vendosni pak nenexhik ose feta të limonit. Në rast të të nxehtit ekstrem, në frigorifer mund ta ftohni një peshqir të vogël dhe ta vendosni në anën e pasme të qafës, ndërsa kyçet e duarve t’i vendosni në ujë të ftohtë. Kështu do ta ulni temperaturën e trupit tuaj për një orë.
Gjumi i mirë
Problemi më i madh gjatë verës është mungesa e gjumit për shkak të vapës. Provoni çarçafë të mëndafshit. Janë më të shtrenjtë, por edhe më të flladshëm dhe më të rehatshëm, prandaj do të flini më mirë.
Rroba të lehta 
Nëse doni të jeni të fresket dhe pse mund të jetë shumë vapë, vishni rroba të lehta me ngjyra të hapura . Kryesisht me materjalet e lehta si pambuku, liri ose mëndafshi.
Ushqyerja ka shumë rëndësi
Hani ushqim të lehtë dhe të ftohtë, ai do t’ju freskojë më mirë se ushqimet e yndyrshme dhe të rënda. Vera është e shkëlqyeshme sepse ka shumë fruta të freskëta dhe perime, ndërsa do të jenë të mirëpritura limonada apo akullorja freskuese me fruta.
Sa më ulët aq më mirë
Në rast se jetoni në shtëpi, qëndroni në katin e parë sepse atje ajri është më i ftohtë se në katet më të larta. 
Pushoni
Pushimi në orët më të këqija të ditës, kur pothuajse është e ndaluar dalja në diell, është mënyra më e mirë për t’u freskuar.
Freskojeni shtëpinë
Menjëherë në mëngjes lëshoni grilat e dritareve dhe perdet për ta parandaluar ngrohjen e hapësirave. Megjithatë, gjatë natës, kur temperatura bie, hapni dritaret që të qarkullojë ajri i pastër në hapësira.
Fikni pajisjet që nuk i përdorni
Për ta krijuar një ambient sa më të freskët, fikni pajisjet të cilat nuk jeni duke i përdorur.
Punët e shtëpisë
Çdo punë e shtëpisë, nga thithja e pluhurave e deri tek larja e enëve krijon ngrohje shtesë në apartament, por edhe ju ngrohin juve sepse jeni në lëvizje. Nëse mundeni, lërini të gjitha punët e tilla për herët në mëngjes apo në mbrëmje.
Sigal