26 vjeçari hidhet nga ballkoni

456
Në gjëndje depresive, një i ri është hedhur nga ballkoni i banesës së tij. Kjo ngjarje ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa sot është raportuar nga ana e policisë. Ngjarja fatmirësisht pa pasoja për jetën është shënuar dy ditë më parë në fshatin Sukth i Ri. Teksa ishte në banesën e tij, 26-vjeçari me inicialet A.L., është hedhur nga kati i dytë në gjendje depresioni, shtojnë të njëjtat burime. Ai është transportuar për në spital, ndërsa aktualisht ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Sigal