Zbardhet atentati me armë zjarri në Tiranë, pranga dy të rinjve, 4 në kërkim (Emrat)

370
Zbardhet atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ky dy prsona mbetën të plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 ne rrugen “Sabaudin Gabrani”. Paraditen e sotme, policia e Tiranës ka arrestuar dy autorët që plagosen me armë dy persona.
Policia njofton zyrtarisht se ka arrestuar dy të rinjtë, Jurgen Shakri, 25 vjeç, dhe Xhenis Vrapi, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa ka shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Në datë 11.07.2017, rreth orës 23:29, në numrin e Emergjencave 112 u njoftua për 2 shtetas të plagosur me armë zjarri në rrugën “Sabaudin Gabrani”.

Në vendin e ngjarjes shkuan disa shërbime policore, të cilat kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se shtetasit F.F, 25 vjeç, dhe E.F, 25 vjeç, duke udhëtuar me mjetin tip “Wolksvagen Golf”, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit M.Gj, 25 vjeç dhe Xh.V,., 25 vjeç. Konflikti ka percipituar deri në përdorimin e armëve të zjarrit ndërmjet tyre.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasit Xh.V, 25 vje,ç dhe dhe J.G, 27 vjeç.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja, 4 automjete të përdorura nga autorët dhe 2 telefona. Shërbimet e policisë kanë arrestuar shtetasit: Jurgen Shakri 25 vjeç banues në Tiranë; dhe Xhenis Vrapi, 27 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Vazhdon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 personave të shpallur në kërkim.

Informacioni paraprak
Më datë 11.07.2017, rreth orës 23:29 në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur njoftimi për të shtëna me armë në rrugën “Sabaudin Gabrani”, në ish “Misto Mame”. Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se: Nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Xh. V., 33 vjeç, si dhe J. SH., 25 vjeç. Shtetasit e plagosur janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton per zbardhjen e ngjarjes, nderkohe qe thuhet se autoret jane identifikuar. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet e qytetit si dhe po krihet zona përrreth me qëllim kapjen e autorit/ ve.
Sigal