Ja çfarë duhet të bëj një diabetikë që të mos verbohet

575
Sigal

Ja masat parandaluese. Kujdes me sheqerin në gjak, ushqimin, alkoolin dhe kolesterolin!

Diabeti është një sëmundje serioze që e shoqëron pacientin gjatë gjithë jetës së tij që mbas shfaqjes. Por diabeti është një sëmundje e menaxhueshme e kontrollueshme nga të sëmurët me diabet. Pra kontrolli i sëmundjes varet në masën 80% nga vullneti i vetë diabetikut për të mbajtur gliceminë në nivelin e kërkuar 90 deri 130 mg/dl para ushqimit, esëll dhe jo më shumë se 180 mg/dl 2 ore mbas ushqimit. Pra diabeti nuk mund të shërohet, por mund të kurohet, sepse për ndryshe sjell pasoja shumë të rënda në organet jetësore të organizmit si dëmtimin e zemrës, enëve të gjakut, trurit dhe syrit. Pra diabeti të verbon në se nuk kujdesesh për ta mbajtur nën kontroll atë. Njerëzit me diabet janë 25 herë më të prirur për t’u sëmurur nga sytë se njerëzit pa diabet. Mos kurimi i diabetit, mos mbajtja e glicemisë në nivelin e kërkuar të çon në dëmtimin e retinës së syrit në atë që quhet sëmundja e retinopathisë diabetike.

Çfarë është retina? 

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf