Frutat dhe perimet që duhen konsumuar gjatë prillit

1103
Panxhar, shparg, por edhe luleshtrydhe, kivi dhe mollë janë disa nga ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj gjatë muajit prill.
Të konsumosh frtutat dhe perimet e stinës nuk është vetëm një kënaqësi, por mbi të gjitha është nevojë e trupit dhe shëndetit tuaj duke marrë vitaminat e nevojshme dhe kriprat minerale. Ja cilat janë frutat dhe perimet që duhen konsumuar këtë muaj.
Perimet e prillit
Në shpenzimet e këtij muaji nuk duhet të mungojë shpargu, një perimë e varfër në yndyrna, por e pasur në fibra, kalcium, fosfor dhe magnez.
Falë vetisë së tij antiosksidante është shumë i mirë për të eleminuar toksinat dhe për të pastruar organizmin.
Fasulet gjithashtu i bëjnë mirë zemrës suaj sepse ulin nivelin e kolesterolit dhe nqs konsumohen të pa ziera ato shërbejnë si një burim kriprash minerale dhe vitaminash.
Ekuilibri midis proteinave dhe fibrave vegjetale janë të nevojshme edhe për ata që duan të humbasin në peshë.
Panxhari nuk duhet të mungojë gjatë prillit, pasi përmban shumë vitamina, kripra minerale, si kalcium, fosfor, kalium etj.
Raveni është një nga perimet më pak të njohura, por është përdorur që nga antikiteti për vetinë e saj laksative; prezenca e hekurit dhe bakrit në këtë perime stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Frutat e prillit
Frutat kryesore të këtij muaji janë luleshtrydhet: të ëmbla dhe të freskëta.
Ky frut ka funksion kryesor pastrimin e organizmit dhe detoksifikimin.
Kivi është frut që forcon sistemin imunitar falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul kolesterolin.
Limonët gjenden gjatë gjithë vitit por në prill ata janë më të lëngshëm dhe të këshillueshëm për tu konsumuar. Përveç përfitimeve që sjellin për lëkurën, limoni është i mirë edhe për të luftuar radikalet e lira dhe për të pastruar trupin.
Limoni është ideal gjithashtu në rast se keni ndjesinë e përzierjes,si dhe gur në veshka apo tëmth.
Molla gjendet me lehtësi në shumë lloje, të kuqe të vedha apo jeshile. Ky frut është i pasur me vitamin A dhe C, por edhe me fibra dhe kripra minerale si hekuri, fosfori e squfuri.
Grejpfruti gjithashtu është një frut që kultivohet në prill dhe është i shkëlqyer për tretjen si dhe për të luftuar pagjumësinë.
Sigal