Frutat dhe perimet në periudhën e verës

1009
Gjatë periudhës së verës ka shumë fruta dhe perime me përmbajtje të pasur me ujë si bostani dhe pjepri, të cilët i përkasin pikërisht kësaj stine. Të tjera fruta të periudhës së verës janë të pasura me provitamina A, të cilat janë të ashtuquajturit paraardhësit e betakarotinës, e cila lehtëson nxirjen e lëkurës sonë. Frutat dhe perimet që na furnizojnë me provitaminë A janë kajsia, pjeshka dhe domatja. Këto fruta dhe perime mbrojnë lëkurën nga rrezet e diellit. Gjatë periudhës verore njeriu ka nevojë të hidratohet dhe për fat të mirë natyra na ofron fruta dhe perime, përfshirë edhe kungulli, shumë të pasura me ujë, gjë që bën të mundur që të konsumojmë sa më shumë ujë gjatë ngrënies. Frutat e stinës janë edhe mjedrat dhe luleshtrydhet të cilat janë të pasura me antioksidantë, të cilët mbrojnë lëkurën tonë ndaj plakjes së qelizave. Plakja e qelizave përshpejtohet gjatë stinës së verës pëtr shkak të rrezeve ultravioletë. Pra, frutat dhe perimet e stinës plotësojnë nevojat e trupit në funksion të stinës dhe të diellit, sigurojnë vitaminat dhe mineralet e nevojshme, sigurojnë gjithçka që i nevojitet trupit të njeriut.
Sigal