Fëmijët tuaj përdorin një ngjyrë të caktuar për vizatime? Ja çfarë tregon kjo

1192
Sigal

Në vizatimet që bëjnë fëmijët tuaj sigurisht ka një ngjyrë e cila dominon më shumë se të tjerat. Ekspertët thonë se kjo mund të zbulojë shumë për karakterin e të vegjëlve tuaj

Nëse deri më tani nuk iu keni kushtuar kujdes ngjyrave të cilat dominojnë në vizatimet e vogëlushëve tuaj, përmirësoni gabimin dhe filloni të jeni më të vëmendshëm.

Ekspertët shpjegojnë që zgjedhjen të cilën e bëjnë fëmijët tregon shumëçka për karakterin e tyre.

E kaltra

Ajo është ngjyra e dashur e vogëlushëve socialë, inteligjentë dhe të kujdesshëm.

E verdha

Ngjyra e diellit është zgjedhje e qenieve të hareshme, të ngrohta dhe të hareshme.

E kuqja

Ka të bëjë me kureshtjen dhe nevojën e përhershme për shqetësime.

E gjelbra

Ngjyra e barit dominon në vizatimet e fëmijëve që dëshirojnë të jenë ndryshe,. Kanë shpirt të vërtetë artistik, prandaj adhurojnë lirinë dhe spontanitetin.

Vjollcë

Kjo nuancë zbulon fëmijët të cilët dëshirojnë të marrin iniciativa dhe janë të sigurt në vetvete.

Rozë

Ky është përfundimisht tregues që fëmija juaj ka nevojë të theksuar për dashuri dhe respekt të më të afërmëve, por edhe kujdes të rrethit.