Elbi, një mbrojtës i mirë i zemrës

631
Sigal

Elbi është një bimë që përmban beta-glukanin, një fibër që stimulon formimin e vazove të reja të gjakut. Ky është një lloj misri që njihet për një përdorim të gjërë në dietën mesdhetare, është zbuluar se ndihmon njerëzit e goditur nga një infarkt, për të riparuar zemrën e tyre.

Ky është një përfundim që ka dalë në bazë të një studimi të realizuar në Laboratorin e Shkencës Mjekësore në Piza. Faktikisht është zbuluar se elbi përmban beta-glukanin, një fibër që stimulon formimin e vazove të reja të gjakut.

Ndër të tjera, beta-glukani shton nivelet e magnezit, duke favorizuar jo vetëm mbrojtjen imunitare, por edhe duke nxitur për rigjallërim qelizat kardiake pararendëse endoteliale.

“Natyra shpesh ofron ilaçe për shumë sëmundje, siç është edhe dëmi kardiak prej infarktit – shpjegon profesor Vincenzo Lionetti, drejtor i Laboratorit të Pizës.