Ekspertët: Seksi ndihmon për dhimbjen e kokës

709
Studiuesit kanë hedhur poshtë mitin se seksi të shton dhimbjen e kokës. Harrojeni tashmë këtë teori. Sipas ekspertëve, seksi ju ndihmon për të larguar dhimbjen e kokës.
Një ekip neurologësh i Universitetit të Munster në Gjermani zbuloi se më shumë se gjysma e personave që morën pjesë në studim dhe që kishin dhimbje koke, patën përmirësim pasi kryen marrëdhënie seksuale. Surprizues ishte edhe fakti që 1 në 5 personave iu largua dhimbja e kokës, veçanërisht tek meshkujt.
Studiuesit argumentojnë se seksi nxit çlirimin e endorfineve nëpërmjet sistemit nervor qëndror, gjë që mund të zvogëlojë ose eliminojë dhimbjen e kokës.
Një tjetër mit i hedhur poshtë nga studiuesit është edhe teoria se marrëdhëniet seksuale rrisin shanset për atak në zemër. Në studim u morën 536 pacientë që vuanin nga zemra të grupmoshave 30-70 vjeç. Në përfundim të studimit u arrit në konkluzionin se aktiviteti seksual nuk është faktor rreziku për sulmet në zemër. 
Sigal