Grabitet nga dy persona me maska pika e këmbimit valutor në Rrëshen

670
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në Rrëshen.
Nga të dhënat e para, mësohet se kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë grabitur një pikë këmbimi valutor, ku kanë marrë një shumë parash.
Ende nuk dihet shumë e grabitur, ndërsa ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka nisur punën për identifikimin e autorëve
Sigal