Sigal

Larja e rregullt e dhëmbëve, filli dentar, këshillat e dentistit, të gjitha këto na ndihmojnë të kemi një buzëqeshje të bukur. Por a e dini që ka disa fruta të cilat nëse i konsumoni rregullisht, ju ndihmojnë të keni dhëmbë që duken si perla? Ato kanë efekt pastrues dhe zbardhues tek dhëmbët. Le t’i shohim një nga një këto fruta të ushqyeshme që njihen ndryshe si promotore të një buzëqeshjeje të bukur:

Mollët

Ka disa arsye pse mollët janë fruti perfekt për dhëmbë të bukur. Së pari, ato janë të pasura në fibra. Ndërsa ju përtypni mollë, sipërfaqja e tyre fibroze masazhon dhëmbët, duke u larguar njollat sipërfaqësore. Së dyti, përmbajnë shuam ujëi cili ndihmon si në pastrimin e dhëmbëve, ashtu edhe të gojës në tërësi.

Dardhat

Ashtu si dhe mollët, dardhët janë perfekte në largimin e njollave dhe mbetjeve nga dhëmbët. Sa herë përtypni dardhë, ju pastroni dhëmbët dhe i lani ato nga mbetjet e ushqimit dhe bakteret. Pra, nëse keni një furçë dhëmbësh afër, përtypni një dardhë për një pastrim ekselent oral.

Kastravecat

Edhe pse i quajmë perime, kastravecat gjejnë vend në këtë listë. Nëse përtypni disa feta kastravec, ato do t’ju ndihmojnë për një sipërfaqe me shkëlqim të dhëmbëve si dhe largojnë mbetjet ushqimore që ngecin tek mishrat.  Ata janë gjithashtu të pasur me vitaminë C, një nutrient që ndihmon në mishra të forta dhe një shëndet të mirë oral.

Kivit

Ekspertët e nutricionit thonë se kivit janë një prej frutave me më shumë vitaminë C në botë. Siç e përmendëm dhe më sipër, nutrienti në fjalë është thelbësor për t’i mbajtur mishrat në një gjendje të shkëlqyer. Mishrat e shëndetshme janë të rëndësishme për dhëmbët tuaja, sepse i suportojnë dhe ushqejnë ata.

Guavat

Një tjetër burim fenomenal i vitaminës C e cila forcon mishrat, janë guavat. Këto fruta tropikale ndihmojnë gjithashtu për të masazhuar mishrat sepse janë krokante dhe kërkojnë një aksion më impenjativ përtypës. Gjithashtu, guavat ndihmojnë në masazhimin e sipërfaqes së dhëmbëve, duke mbajtur lar njollat që ju pengojnë të keni një buzëqeshje të shndritshme.

Luleshtrydhet

Përveç faktit që janë shumë të pasura në vitaminë C, luleshtrydhet kanë natyrë acide. Për këtë, konsumimi i tyre ndihmon në zbardhimin e dhëmbëve pasi aciditeti i tyre heq njollat sipërfaqësore nga dhëmbët. Mos i lani dhëmbët 30 minuta pasi keni ngrënë luleshtrydhe, pasi për shkak të aciditetit të tyre mund t’ju dëmtoni smaltin.

Portokajt

Të gjithë e dimë që portokajt janë të pasur me vitaminë C dhe kjo është arsyeja pse janë ideale për një buzëqeshje që menjëherë bie në sy. Ashtu si luleshtrydhet, aciditeti i portokajve ndihmon në zbardhimin dhe shkëlqimin e dhëmbëve. Edhe për këtë rast vlen rregulli që nuk duhet t’i lani dhëmbët me furçë pasi të keni konsumuar portokall, pasi u dëmtoni smaltin.

Qershitë

Përmbajnë disa antioksidantë me emrin anthocyanin, të cilat sipas ekspertëve, parandalojnë formimin e gurëzave dhe janë humb të fuqishme si parandaluese të kancerit të gojës. Kështu që kur janë të sezonit, mos i kurseni qershitë.

Rrushi

Përveçse nga qershitë, mund të merrni doza të mira antocianine dhe nga rrushi. Përveç se këta antioksidantë ndihmojnë për të parandaluar kancerin, kokrrat e rrushit përmbajnë shumë ujë. Për këtë arsye konsumimi i rrushit ndihmon për të pasur dhëmbë si perlë dhe një frymëmarrje të freskët.

Boronicat e kuqe

Të fundit, por jo më pak të rëndësishme, konsumoni rregullisht boronica të kuqe. Sipas ekspertëve, ato parandalojnë bakteret dhe formimin e gurëzave në sipërfaqen e dhëmbëve. Për këtë arsye ato janë të shkëlqyera edhe në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar—ato parandalojnë bakteret të ngjiten në pjesë të ndryshme të traktit urinar.