Disa këshilla si t’i ndihmojmë njerëzit gjatë një krize paniku

Më shumë se 13% e njerëzve kanë kaluar një atak paniku. Kështu që secili njeri duhet të jetë I informuar për simptomat dhe mënyrën se si t’i përgjigjemi këtij ataku

Duke iu referuar Fondacionit të Shëndetit Mental, 31.2% e njerëzve kanë kaluar gjatë një ataku panik. Nëse keni njohur një njeri i cili vuan nga ky çrregullim atëherë, është shumë e nevojshme të mësoni për simptomat dhe mënyrën se si t’i përgjigjeni këtij ataku. Disa nga simptomat e një atak paniku janë: frymëmarrje e shpejtuar, rrahje të shpeshta të zemrës, dridhje e trupit. Shoqatat e shëndetit mental janë të mobilizuara me anë të trajnimeve të ndryshme për të informuar njerëzit mbi keto raste.

Sigal

Mundohuni t’i qetësoni

“Nëse dikush po kalon një atak paniku, është shumë e rëndësishme t’i gjendeni afër, dhe të mundoheni ta qetësoni,” thotë një profesor në Klinikën e Psikologjisë dhe Shkencave të Aplikuara në Bath.

Praktikoni frymëmarrjen e thellë

Ka shumë guida të cilat shpjegojnë për mënyrën se si duhet marrë frymë gjatë një ataku. Ka shumë rëndësi të praktikoni frymëmarrjen e ngadaltë dhe të thellë.

Mos i injoroni

Matt Haig, autor i një ndër librave më të shitur Arsyet Për të Qenë i Gjallë, potencon që njerëzit të cilët po kalojnë nëpër këtë ‘çrregullim’ nuk duhet injoruar sepse ata po kalojnë një eksperiencë shumë të vështirë në jetën e tyre.

Provoni t’i bëni të ndihen prezent në të tashmen

Martin Antony, profesor i psikologjisë në Universitetin e Torontos në Kanadë thotë se një person i cili po kalon një eksperiencë të tillë, mund të ndihet inferior me realitetin, gjithçka i duket joreale, prandaj është e rëndësishme të aplikohet metoda e fokusimit në gjëra reale apo nuhatja e një arome të fortë.