66- Qumështi i dobishëm edhe për trurin
Qumështi është një ndër komponentët më të rëndësishme në një dietë të shëndetshme. Në të gjenden përbërës të Çilët luajnë rol të rëndësishëm në forcimin e kockave, ulin tensionin e gjakut, si dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak. Qumështi ndihmon edhe në uljen e rrezikut të prekjes nga paraliza të ndryshme. Ai është i dobishëm edhe për trurin. Në një studim të bërë u zbulua se personat që pinin një gjysmë litri qumësht në ditë kishin 50 për qind rezistencë më të fortë kundrejt trombozës. Në uljen e tensionit dhe kolosterolit ndikon përmbajtja e kalciumit të gjendur te qumështi. Këshillohet të paktën një gotë qumësht në ditë.

67- Kosi kuron ulcerën e stomakut
Sipas studiuesve janë pikërisht mikroorganizmat e gjendur te kosi, ato që forcojnë imunitetin e njeriut. Ata mbrojnë nga infeksionet. Kosi është një burim ideal i kalciumit. Një e mirë e madhe e kosit është efekti kundër mykut në trupin e njeriut. Kjo gjë ndodh kryesisht tek femrat. Po ashtu kosi ka efekte kuruese edhe për ulcerën e stomakut dhe këto efekte i kryen njësoj si antibiotikët. Kosi duhet të përdoret i ftohtë. Kosi i freskët përmban 100 milionë baktere për gram, ndaj rekomandohet përdorimi sa më i freskët i tij.
68- Misri mban larg hipertensionin
Misri vazhdon të jetë numri një për të mbajtur konstante nivelin e kolosterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu. Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolosterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyre, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Misri gjithashtu është burim energjie, sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë “Buka e misrit” dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.
69- Birra parandalimin sëmundjet koronare
“Paradoksi francez” apo më mirë efektet pozitive të alkoolit të marrë në doza të vogla, që do të ishin shkatërruese në doza të mëdha, është mbështetur së fundmi edhe nga mjekësia, jo vetëm për verën por edhe për pijet e tjera alkoolike si birra. Përveç kësaj, sinteza e studimeve dhjetëvjeçare ka treguar se e pirë në mënyrë të rregullt e të moderuar, birra ndihmon në parandalimin e një sërë sëmundjesh koronare apo kardiovaskulare, në sajë të vitaminave të grupit B, B6, B12; në uljen e nivelit të kolesterolit, në sajë të fibrave të mureve të qelizave të elbit, etj.

70- Mjalti ndihmon kundër diarresë
Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dizinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të Dr.Molan mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Përveç shërimit të jashtëm mjalti ka dhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Kështu për këta paciente do ishte e rekomandueshme 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metode, mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast, lufton bakteret dyfish më shpejt, se sa një tretje sheqeri. Gjithashtu, mjalti ndihmon edhe në rastin e problemeve me jashtëqitjen.
71- Rrepat rindërtojnë arteriet e dëmtuara
Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës, etj. U këshillohet të gjithë amvisave që të përdorin sa më shumë të jetë e mundur në menynë e tyre rrepën e kuqe. Është e domosdoshme mësimi i fëmijëve që në vegjëli me shijen e rrepave.
72- Lakra redukton rrezikun e kancerit
Jo pak por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gramë lakër të gatuar. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në fast-food-e. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.
73- Gujava shmang kancerit e prostatës
Gujava është një frut tropikal, pak i njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Përmban sasi të larta likopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Në fakt 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendej te një banane. Të urtët kinezë, këshillojnë që të gjithë njerëzit, veçanërisht meshkujt të konsumojnë këtë frut, pasi thuhet që meshkujt nuk dinë t’i zgjedhin ushqimet e tyre dhe të hanë më shumë yndyrna, duke lënë mënjanë ushqimet vitaminoze.
EKSPERTËT/ Mënyra më e mirë për të kontrolluar tensionin e gjakut është që pacientët ta masin vetë atë
Si dhe pse duhet të kontrolloni tensionin
Shtypja e lartë e gjakut, në mjekësi hipertensioni në një kohë të gjatë nuk shkakton pengesa shëndetësore. Mirëpo nëse nuk e konstatojmë dhe nuk e mjekojmë, mund të sjellë deri te sëmundjet e rënda të enëve të gjakut-mureve arteriale, apopleksive, infarktit të trurit dhe infarktit të zemrës. Rreth 60 milionë amerikanë vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Për kontrollin e tensionit të gjakut, rëndësi të madhe ka njohja e saktë shkallës së tensionit është dhe në si luhatet kjo shkallë nga koha në kohë. Ekspertë thonë se mënyra më e mirë për të kontrolluar tensionin e gjakut është që pacientët ta masin vetë atë me aparate shtëpiakë. Tensioni arterial (TA) është presioni që gjaku ushtron tek muret e enëve të gjakut. Ky tension varet nga ritmi dhe nga forca e tkurrjes së zemrës, nga volumi i gjakut dhe nga rezistencat e arterieve, venave dhe kapilarëve që kundërshtojnë fluksin e gjakut. Rregullimi i tensionit arterial varet nga aktiviteti i qendrave vasomotore që ndodhen në tru dhe nga shumë substanca të tjera në organizëm. Kur, për çfarëdo lloj arsye TA ulet, në veshkë prodhohet renina që, duke vepruar mbi angiotensinogjenin e transformon në angiotensin. Kjo e fundit ka një rol vazongushtues dhe shkakton ngritje të TA. Angiotensina gjithashtu rrit prodhimin e aldosteronit nga gjëndrat mbiveshkore. Aldosteroni mban jonet Na+ dhe thith ujë gjatë filtrimit të urinës në veshkë. Si pasojë e ujit të thithur rritet volumi i gjakut që kontribuon në rritjen e t.a. Edhe adrenalina, noradrenalina, kortikosteroidet, hormonet e tiroides(T3 dhe T4) kanë efekt hipertensiv.
Vlerat dhe matja
Zemra shtyn gjakun në mënyrë homogjene dhe pulsante. Në çdo sistolë do nxirret nga zemra një volum i caktuar gjaku e më pas ka një moment pushimi që quhet diastolë. Në diastolë zemra mbushet përsëri me gjak për të vazhduar në sistolën e ciklit të ri. Kjo mënyrë e punimit të zemrës me faza aktive dhe pasive shpjegon faktin pse në vlerat e t.a kemi një vlerë minimale që korrespondon me diastolën dhe një maksimale që korrespondon me fazën e sistolës. Metoda më e përdorur për të matur t.a është me anë të një instrumenti që quhet sfigmomanometër dhe vlerat janë të shprehura në mmHg. T.a pëson lëkundje të mëdha gjatë ditës, duke arritur vlera më të ulëta në orët e para të mëngjesit. Lëkundjet e tjera të t.a varen nga aktiviteti fizik, nga temperatura, dhe tensioni psiqik. Por ka edhe lëkundje të vlerave të t.a në bazë të seksit dhe moshës. Përveç këtyre ekzistojnë dhe raporte shumë të ngushta midis t.a dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas mjekëve është normalë një tension arterial poshtë 140 mmHg për presionin sistolik dhe 90 mmHg për presionin diastolik, dhe konsiderohen optimal vlerat 120 mmHg me 80 mmHg.

STUDIUESIT AMERIKANË
Bananet, ja 4 sëmundjet që shërojnë
Bananja është burim kaliumi. Një Banane ka 396 miligram ose 11% të mineralve të nevojshme të një dite. Dy deri tre banane në ditë jan optimale, thote Biofisikanti David Young. Në qoftë se, vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për frutin tropikal të bananes. Dielli, është ai që e ngre tensionin, ndërsa bananja bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar që bananja është frut shumë i pasur me kalium dhe si e tillë ndihmon, pra në uljen e rrezikut të emoragjice cerebrale. Një mrekulli tjetër, nëpërmjet këtij fruti është dhe ulja e ndjeshme, që shkakton kundra thartësisë në stomak (urthit). Studiuesit, thonë që bananja, mbron stomakun pasi arrin të bllokojë bakteriet që mund të jenë, aktive në të. Gjithashtu, shumë e njohur është ndikimi, pozitiv i bananes, në sëmundjen e diaresë, ku njeriu humb shumë minerale dhe ujëra nga trupi, aq të domosdoshme për shëndetin e tij. Dr. Ruderman, shpjegon që Pektini, që përmbajnë bananet, është si ai sfungjeri që thith ujin dhe jep ndihmën e menjëhershme, në këtë rast. Bananet më të shijshme, janë ato të Karaibeve dhe Amerikes jugore. Shumë njerëz e quajnë të mërzitshme blerjen e bananeve pasi lëkura e jashtme e tyre shpesh nxihet. Një stil, për të mbajtur bananet të freskëta është ky: mbajeni frutin në frigorifer edhe pse lëkura është e nxirë, fruti brenda është gjithmonë i freskët.






















