DIETA E RREPTË USHTARAKE: Për 3 ditë 4 kilogramë më pak!

535
Sa herë jeni pikëlluar sepse nuk keni mundur t’i eliminoni kilogramët e tepërt, dhe që nuk keni më fuqi të provoni EDHE DIÇKA të re.
Dieta treditore apo siç quhet ndryshe dieta ushtarake, nënkupton regjim shumë të rreptë të ushqimit dhe është shumë me rëndësi që t’i përmbaheni çdo gjëje sipas rregullit – nga termini i racioneve deri te artikujt ushqimorë.
Kini parasysh që këtë dietë nuk bën ta mbani më të gjatë se 3 ditë, për shkak se është shumë intensive, ndërkaq dobëson shpejt për shkak të reaksioneve kimike të cilat i shkakton në organizëm.
Para se të vendosni për këtë dietë, këshillohuni me nutricionistin apo me mjekun.
Krahas dietës, preferohen edhe ushtrimet.
Dita e parë
Mëngjesi: Gjysmë grejpfruti, një grishë buke të thekur me dy lugë gjalpë kikirikësh, kafe, ose çaj.
Dreka: Pak mish tuni, një grishë buke të thekur, kafe, ose çaj.
Darka: 80 gramë mish pule, apo tjetër pa yndyrë, një filxhan bizele, gjysmë bananeje, një mollë e vogël dhe një filxhan akullore vanilje.

27119166-628443
Dita e dytë
Mëngjesi: Një vezë, gjysmë bananeje, një rriskë buke të thekur.
Dreka: Pak djathë të freskët, një vezë të zier fort, si dhe 5 keksë të njelmët.
Darka: Dy salsiçe (pa bukë), pak brokoli, gjysmë karote të gërryer, gjysmë bananeje, gjysmë kupe akullore vanilje.

ock-1439633972-720523
Dita e tretë
Mëngjesi: Kafe ose çaj me një deri dy lugë ëmbëltues, pesë keksë të njelmët, 26 gramë djathë dhe një mollë të vogël.
Dreka: Një vezë të zier fort dhe një rriskë të bukës së thekur.
Darka: Një kupë mish tuni, gjysmë bananeje dhe një kupë akullore vanilje.

3
Ujë mund të pini sa të doni, e nëse i jeni përmbajtur dietës si duhet, tanimë i keni humbur katër kile.
Çdo ditë duhet të hani në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh a keni uri, apo jo.
Sigal