Ç’sëmundje mund të shkaktojë mbikonsumi i çajit jeshil?

556
Sidomos tani që ka filluar të ngrihet temperatura, konsumi i çajit të ftohtë është një mënyrë goxha “shpëtimtare” dhe e shëndetshme njëkohësisht. Por, siç ndodh dhe me të gjitha gjërat e tjera në jetë, sado “të sigurta” qofshin ato, kështu dhe me çajin jeshil nevojitet një lloj mase. Konsumi i çajit jeshil kontribuon ndjeshëm në humbjen e peshës, e mbron trupin nga lloje të ndryshme të kancerit, por, mbikonsumi i tij mund të sjellë pasoja të rënda për shëndetin tonë.
Mund të shkatojë anemi (pagjakësi)
Katechinat që përmban çaji jeshil, zvogëlojnë përthithjen e hekurit nga ushqimet dhe kjo mund të çojë në anemi. Pirja e çajit nuk duhet shoqëruar me konsumin e njëkohshëm të ushqimeve, pasi trupi mund të mos përdorë të gjitha vlerat ushqyese nga ushqimet që konsumojmë. Në rast se ju pëlqen të pini çaj ndërsa hani, të paktën mundohuni të konsumoni ushqime të pasura me hekur dhe vitaminë C, të cilat ndihmojnë në parandalimin e anemisë!
Mund të ndikojë zhvillimin e fetusit
Në qoftë se jeni shtatzënë ose nënë e re, nuk duhet të konsumoni mbi 2 filxhanë çaj në ditë. Arsyeja është se çaji përmban rreth 200 mg kafeinë dhe konsumi i kësaj mase është vërejtur se rrit rrezikun për abort. Gjithashtu, çaji kalon përmes qumështit të gjirit tek foshnja duke ndikuar në këtë mënyrë zhvillimin e saj.
Mund të shkaktojë osteoporozë
Osteoporoza është një gjendje që shkakton dobësim/thyerje eshtrash dhe rrjedhon nga mungesa e kalciumit. Siç e përmenda dhe më sipër, mbikonsumi i çajit jeshil pengon marrjen e kalciumit, rrjedhimisht në vend që trupi të përdorë kalciumin e gjendur në gjak, e refuzon duke na bërë kështu më të ndjeshëm ndaj osteoporozës.
Mund të shkaktoj acarime stomaku
Konsumi normal i çajit nuk duhet të jetë më shumë se 2 apo 3 filxhanë në ditë. Gjithashtu nuk duhet konsumuar me stomak bosh, pasi taninet rrisin acidet e stomakut duke shkaktuar një serë efektesh anësore si kapsllëk, të vjella, përzierje. Për të njëjtën arsye, konsumi i çajit duhet shmangur dhe gjatë periudhës së agjërimit.
Kafeina e rrezikshme…
Në mënyrë tipike kafeina është e lidhur me kafenë. 1 filxhan çaj përmban rreth 24-45 mg kafeinë, mund të mos jetë ndonjë përmbajtje jashtëzakonisht e madhe në krahasim me pijet e tjera, por, në rast se mbikonsumohet mund të shkaktojë shfaqjen e disa sëmundjeve që pijet e tjera nuk do të mundeshin kurrë, për shembull, ankth, diabet, kapsllëk, pagjumësi, sindromë të zorrëve nervoze, rrahje të parregullta zemre etj., etj.
Sigal