Copëza plastike në çokollata, Gjermania tërheq nga tregu “Mars” dhe “Snickers”

650
Sigal

Prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars Inc” ka njoftuar se do të bëjë tërheqjen e çokollatave Mars dhe Snickers, por edhe disa produkteve tjera në Gjermani, pasi në një prej produkteve janë gjetur copëza plastike. “Dëshirojmë që konsumatorët të mos blejnë produktet e prekura dhe të mos i konsumojnë”, ka thënë kompania “Mars” në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit në Gjermani, ndërsa mësohet se tërheqja është vullnetare. Më tej sqarohet se kompania ka tërhequr nga tregu të gjitha produktet “Mars”, “Snickers”, M”ilky Way Minis”, “Miniatures” edhe disa të tjera me datat e skadencës nga 19 qershori, 2016 deri më 8 janar, 2017. Siç raporton Reuters, zyrtarët e kompanisë në Gjermani nuk kanë komentuar në lidhje me ngjarjen, nuk kanë dhënë detaje të tjera. Ndërkaq nuk dihet as dëmi financiar i shkaktuar nga gjejta e plastikës në çokollata.