Çfarë duhet të hani për shëndetin e eshtrave, flokëve, zemrës, stomakut dhe trurit

715
Sigal

USHQIMI PËR ÇDO PJESË TË TRUPIT/ Produktet që do t’ju mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme gjatë stinës së dimrit

Po vjen dimri, buzët fillojnë t’u pëlcasin ngadalë, ndieni lodhje dhe dhimbje në kyçe? Shkak mund të jetë mungesa e materieve të rëndësishme ushqyese, të cilat mund t’i kompensoni me vaktin e radhës.

Sytë

Nëse i hani vezët mos e hidhni të verdhën e tyre. Sepse përmban antioksidantët luteinë dhe zeaksantinë, dhe karotenoidet që luftojnë kundër kataraktit, si dhe degjenerimit makular, shkakut kryesor të verbërimit. Dhe mos u shqetësoni, në Universitetin Massachusetts kanë konkluduar që nëse mesatarisht hani një të verdhë të vezës në ditë, niveli i kolesterinës nuk do të rritet. Dhe zgjidhni ushqimin e pasur me beta-karoten, i cili përmban shtresën mbrojtëse e cila mbulon kornean.