Arrat, ky frut i thatë me përfitime të shumta shëndetësore

705
Sigal

Nëse jeni duke kërkuar për një vakt të shëndetshëm dhe energjik, pa sheqer, gluten ose produkte të qumështit, arrat do t’ju përshtaten padyshim. Ky frut i thatë është i pasur me ushqyes dhe përfitime të shumta shëndetësore. Ja cilat janë ato…

Truri. Arrat janë shumë të pasura me yndyrna të shëndetshme, thelbësore për trurin. Acidet yndyrore omega 3 të arrave ndihmojnë për parandalimin e pagjumësisë, nervozizmit dhe depresionit.

Lëkura. Zinku, bakri dhe omega 3 që gjenden tek arrat janë të shkëlqyera për parandalimin dhe përmirësimin e thatësisë së lëkurës dhe flokëve. Arrat janë esencialë për parandalimin e rrudhave.

Zbokth. Koka e thatë është shkaku kryesor i zbokthit. Arrat ndalojnë tharjen e kokës, duke parandaluar zbokthin.

Kockat. Arrat përmbajnë shumë kalcium, një lëndë ushqyese themelore për shëndetin e kockave dhe për gratë në menopauzë.

Kolesteroli. Falë acideve yndyrore omega 3 dhe omega 9, arrat ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, duke parandaluar sëmundjet e zemrës.

Yndyra. Ngrënia e 5 ose 6 arrave në ditë mund të na ndihmojë të djegim yndyrën, në sajë të vetive antioksiduese dhe pasurisë së yndyrave të mira.