Endrit Braimllari: Avokat “Spartaku” lëre komisionin hetimor të Ulsiut, sqaro shqiptarët ç’të lidh ty me Tofik Hykën

550
Sigal

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, ka vijuar akuzat e forta ndaj avokatit Spartak Ngjela, pas sulmeve të këtij të fundit ndaj Presidentit Ilir Meta, për të cilin ka thënë se e pret burgu.

Ish-deputeti Braimllari vijon ta akuzojë Ngjelën si të lidhur me vrasjen e Dritan Avdylajt te 4 rrugët e Shijakut më 1996.

Pak ditë më parë, Braimllari e pyeste Ngjelën lidhur me këtë vrasje, ndërsa sot përmes një mesazhi në “Facebook”, a e pyet avokatin se çfarë e lidh me Tofik Hykën.

“Avokat “Spartaku” lëre komisionin hetimor të Ulsiut se Ulsiu do përfundojë vetë në komision hetimor po sqaro shqiptarët ç’te lidh ty me Tofik Hykën”, shkruan Braimllari.

Nga një kërkim i thjeshtë, rezulton që biznesmenit Tofik Hyka t’i jetë bërë atentat pak vite më parë, për shkak të një historie hakmarrjeje, zanafilla e së cilës ishte pikërisht vrasja e Avdylajt më 1996.

Në atë kohë, një i afërt i Hykës, me të cilin kishte lidhje farefisnore dhe miqësore, u dyshua si autor i vrasjes së “të fortit” të Shijakut, Dritan Avdylajt.