Anila Kalleshi/ Si trajtohet anoreksia nervore

3337
Sigal

Shkaqet e anoreksisë nuk janë zbuluar tërësisht, megjithatë ka të ngjarë që ato të jenë sociale, psikologjike e fiziologjike

*dietologe

Anoreksia nervore është një çrregullim i të ushqyerit, në të cilën personi bie shumë në peshë, sepse e kufizon të ngrënit. Ky problem vihet re më dendur te gratë e reja dhe vajzat adoleshente se sa te meshkujt. Shkaqet e anoreksisë nuk janë zbuluar tërësisht, megjithatë ka të ngjarë që ato të jenë sociale, psikologjike e fiziologjike. Psikologët thonë se konsumi i tepër i ushqimit ka një njëanshmëri me alkoolin si dhe me pirjen e duhanit, sepse sipas saj kjo është një shprehi e fituar gjatë jetës së individit. Por zakonisht abuzimi i rritur i ushqimit është një lloj prehje për njerëzit që gjenden në situatat problemore. Thonë se disa njerëz duke ikur nga problemi aktual, ata gjen mënyrën më të lehtë të ngushëllimit të vetvetes. Manifestimet klinike të anoreksisë nervoze janë, përgjithësisht, shumë të rënda ndër të cilat mund të përmendim edhe manifestimet e sistemit endokrin. Amenorrea (çrregullime, ndërprerja e ciklit menstrual tek femrat) që vjen nga reduktimi i sekretimit të faktorëve të lirimit të gonadotropinave (si dhe reduktimi i sekretimit të hormoneve LH e FSH). Manifestime të tjera më të zakonshme, të lidhura më me reduktimin e lirimit të hormoneve të tiroides, janë edhe intolerimi ndaj të ftohtit, bradikardi (zvogëlim i numrit të rrahjeve të zemrës) dhe modifikim të lëkurës. Lëkura duket e thatë dhe luspor (kur fillon të rripet) dhe merr një ngjyrë në të verdhë për shkak të rritje së sasisë së karotenit në gjak. Densiteti i kockave dobësohet, sepse bie niveli i estogjeneve, që stimulon osteoporozen (dobësim i kockave dhe si rrjedhim frakturohen më shpejt) që verifikohet më shumë pas menopauzës. Mund të manifestohen anemi, linfopeni (zvogëlim i numrit të linfociteve) dhe ipoalbuminemi. Një nder komplikimet më të rëndësishme të anoreksisë nervoze është edhe rritja e rrezikut të aritmive të zemrës (çrregullim e i numrit të rrahjeve të zemrës) që mund të shkaktojnë vdekje të parakohshme, që mund të jetë rrjedhojë e zvogëlimit të ioneve Ka+

Shenjat e anoreksisë nervore

Çrregullim i të ngrënit gjatë të cilit individi bie jashtëzakonisht në peshë, për shkak të kufizimeve që i ve vetë të ngrënit.

1. Ushqimi i kufizuar

2. Preokupimi me ushqime, kalori, reçet e kuzhinë, pesha trupore etj.

3. Mendimet posesive

4. Perfeksionimi

5. Sjelljet rituale

6. Ushtrimet kompluzive

7. Zhvillimi i dobët social

8. Izolimi social

Nga hulumtimet e bëra, shihet se në rastet e shumta janë të përfshirë fëmija dhe adoleshentë, të cilët i bartin konflikteve e të pazgjedhura familjare si dhe ngarkesat emocionale, si fjala vjen, shtypja e ndjenjave që vjen nga hidhërimi në prindërit e tyre, që do të ngushëllohen në çrregullimet e të ushqyerit. Në këtë fushë janë të përfshirë fëmija si dhe adoleshentët nga ato familje që mbretëron konfliktet e pandërprera brenda familjes posaçërisht në mes çiftit martesor, si dhe nga ato familje, ku mbretëron tirania dhe ku iu mohohet e drejta anëtarëve për t’i shprehur ndjenja e brendshme, ku mungojnë ndjenjat e sinqerta si dhe nga ato familje që keqpërdorin ngarkesat psikike, fizike dhe emocionale.

Zanafilla

Çrregullimet e të ushqyerit të adoleshentët zakonisht e kanë zanafillën apo djepin te ato familjet, në të cilat mbretëron një atmosferë tiranike mos të themi një farë “kanibalizmit familjar” ku mungon besimi reciprok, por në të kundërtën shfaqen konfliktet e pa ndërpreshme, shqetësimet e përhershme, brenga, ankthi, pasiguria deri te depresion si dhe emocionet e ftohta. Familjeve të tilla u mungon ngrohtësia, dashuria, prania, përkatësia si dhe kujdesi i mirëfilltë. Zakonisht i riu këto mungesë do tentojnë në mes të tjerash t’i zëvendësojnë me anë të ushqimit të tepruar. Me fjalë të tjera fëmija apo adoleshentët ose të tjerët kur ballafaqohen me situatat e tilla, ata bien jo vetëm në depresion, në ankth, frikë, pasiguri si në gjendjet emocionale të padurueshëm, atëherë janë gjasat se ngushëllimin do ta gjejnë te refuzimi i ushqimit (anoreksia nervore) ose bulimia nervore në ushqimin e tepruar. Vetvetiu janë të kuptueshme pasojat e kësaj varësie, si nënpesha ose mbipesha që mund të ndikojnë negativisht në vetëdijen e brishtë të adoleshentit posaçërisht gjinisë femërore. Shpesh bëhen tallje nga moshanikët e tyre apo mjedisi. Madje fillojnë të vuajnë nga kompleksi i pavlefshëm. Problemi i varësisë nga çrregullimet e të ushqyerit nuk është në refuzimin ose ushqimin e tepruar, por në marrëdhëniet familjare. Në të cilat familje nuk mund të zhvillohen raportet e drejta, ku mbretëron siguria, ngrohësi, dashuria dhe ndjenjat e përkatësisë, që nuk është asgjë tjetër përveç kushtrimi nëpër mes simbolikës së urisë për dashuria… Nga ana tjetër adoleshentët mund ta refuzojnë ushqimin, të cilët dëshirojnë t’iu tregojnë prindërve, se nuk pajtohen me sjelljet e tyre të pakuptimta, të ashpëria si dhe frikësuese mos të themi të tmerrshme, që ju ofrojnë prindërit. Me refuzimin e ushqimit ata refuzojnë edhe këshillat e prindërve, të cilat janë pa ndjenja, të frikshme dhe të tmerrshme. Ashtu adoleshenti në mënyrë të vullnetshëm e refuzojnë ushqimin dhe dobësohet deri në atë masë që jeta e tyre rrezikohet. Kemi po ashtu adoleshentë që ushqimin do ta konsumojnë dhe më vonë me mjetet kimike e vjellin ushqimin e konsumuar. Këta dëshirojnë t’u tregojnë se në familjet e tyre mbretëron marrëdhëniet e pamundura, posaçërisht ndjenjat e hidhërimit, të frikës, të tmerrit, e të pasigurisë. Mungesa emocionale tani zëvendësohet me ushqim, por nuk mund ta absorbojnë, si dhe nuk mund t’i absorbojnë situatën e tmerrshme në familje. Në familjet e tilla askush nuk është i aftë për ta kuptuar atë tjetrin dhe për t’i absorbuar ndjenjat e veta. Kurse emocionet i shprehinë publikisht, por nuk gjejnë kohë t’i absorbojnë në mënyrë të arsyeshëm. Te çrregullimet e të ushqyerit duhet të theksuar edhe komponentë hormonale apo nevrobilogjike. Fjala është për varësinë bio-kimike, sepse me ushqimin jo adekuatë përmbyset metabolizmi hormonal. Hulumtimet e fundit flasin se funksionimi i trurit që e rregullon urinë, oreksin dhe metabolizmin është i ngarkuar si dhe i çrregulluar. Për shërimin e këtyre ngarkesave të ushqimin është mjaft i konkllavitur dhe kërkon mjaft durim dhe vullnet të fortë. Po ashtu trupi i hollë është model ideal i ngulitur te bota e njeriut të ri, këtyre mund t’i shtojmë edhe sportin, gjimnastikën, ushtrimet tjera fizike etj. Por kjo terapi nganjëherë më tepër pengon se sa ndihmon për t’u pavarësuar nga varësia e çrregullimeve të ushqyerit.