5 orë gjumë në ditë e dëmtojnë zemrën

622
Sigal

Gazeta Telegraf/ Të flesh vetëm pesë orë natën rrit
ritmin e rrahjeve të zemrës dhe efektet negative mbi shëndetin e saj dhe këto
pasoja janë edhe më të rënda nëse flihet në orët e gabuara, për shembull gjatë
ditës.Ky studim është bërë me një grup të rriturish të shëndetshëm dhe shërben
më shumë për personat që punojnë gjatë turneve të natës.Vullnetarët janë ndarë
në dy grupe dhe për një javë kanë fjetur vetëm pesë orë në 24, por njëri grup
ka fjetur gjatë natës dhe tjetri gjatë ditës. Studiuesit kanë matur vazhdimisht
një seri të dhënash duke filluar nga presioni i gjakut, ritmi i zemrës,
ndryshueshmëria e intervaleve nga një rrahje në tjetrën, nivelin e hormonit të
stresit norepinefrina në urinë e tjerë.Ndërsa rezultatet e testeve treguan se
presioni i gjakut mbetet stabil, por ritmi i zemrës është rritur tek të gjithë
vullnetarët. Në grupin që ka fjetur në orët e ditës, niveli i norepinefrinës
rezultoi më i lartë, ndërsa ndryshueshmëria e rrahjeve të zemrës ra gjatë orëve
që ishin zgjuar.“Rënia e ndryshueshmërisë së ritmit të rrahjeve të zemrës
konsiderohet një tregues me rrezik kardiovaskular”, shpjegojnë studiuesit.Por
sinjalet më alarmante janë vërejtur gjatë fazës së gjumit të qetë, kur
normalisht presioni dhe ritmi kardiak bien dhe mundësojnë çlodhjen e muskulit kardiak.
Në vullnetarët e të dyja grupeve ritmi kardiak është rritur