Zyrtarja e lartë e BE, Federica Mogherini vizitë zyrtare në Tiranë

483
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, do të vizitojë këtë javë Shqipërinë. Bëhet me dije se Mogherini vjen në Tiranë mbrëmjen e të enjtes, ndërsa axhendën e takimeve e nis të premten. Zyrtarja e lartë e BE takohet me kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kreun e Kuvendit, Ilir Meta, Presidentin Bujar Nishani dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Ndërsa në një seancë të posaçme në Kuvend zyrtarja e BE-së do mbajë edhe një fjalim përpara deputetëve. Mogherini pritet të përcjellë kërkesën për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht realizimin e reformës në drejtësi, me qëllim që Shqipëria të mund të marrë një datë për hapjen e negociatave. 
Sigal