Zyrtarja amerikane në Tiranë, Nuland takim me Nishanin në Presidencë

434
Zëvendës.ndihmës sekretarja e shtetit amerikan Viktoria Nuland po qëndron sot për një vizitë zyrtare në vendin tonë, në vijim të turit të saj në Ballkan.
Vizitën në Tiranë, Nuland e nisi me një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani në Presidencë.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, zyrtarja amerikane do të ketë takime edhe me zyrtarë të tjerë, ku do të diskutojë mbi marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe ato të integrimit euroatlantik.
Sigal