Zguri: KQZ e angazhuar në përmbushjen e rekomandimeve

498
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të angazhohet fort për të përmbushur rekomandimet e ndërkombëtarëve për procesin zgjedhor. Ishte kryetari i KQZ, Klement Zguri ai që premtoi para kreut të misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, Peter Tejler se do të përmbush të gjitha detyrat. Në takim ishte dhe Zëvendëskryetari Denar Biba. Ndërsa me ambasadorin Ambasadorin Peter Tejler, Kryetar i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, ndodhej dhe Ana Rusu, Këshilltare e Lartë për Zgjedhjet dhe Alexey Gromov, Këshilltar për Zgjedhjet. Në takim e zhvilluar ditën e djeshme u diskutua mbi gjetjet dhe rekomandimet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 qershor 2017. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vlerësoi se raporti i OSBE/ODIHR-it është mjet punë dhe se duhet të jetë në vëmendjen e të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor. Zguri u shpreh se KQZ është e angazhuar në plotësimin e rekomandimeve të cilat i janë adresuar institucionit që ai drejton.
Sigal