Gazetarja britanike që po dëbohet nga Qeveria

512
Sigal

Taylor ka ardhur përpara një viti në vendin tonë dhe njihet për kritikat e saj ndaj qeverisë. Ajo ka dalë vazhdimisht në mbështetje të protestave që janë zhvilluar në vend dhe i ka pasqyruar ato edhe në mediat ndërkombëtare.

Taylor është sulmuar shpesh nga qeveria dhe kryesisht nga mediat shqiptare afër saj. Përpara disa ditësh gazetarja ka publikuar edhe një artikull ku tregon se si ajo po sulmohet nga këto të fundit.

“Qeveria shqiptare, pasi më sulmoi mua dhe partnerin tim për shkak të punës sime si gazetare dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani e kanë anuluar lejen e rinovimit të qëndrimit”.

Kështu ka deklaruar në rrjetet sociale gazetarja e njohur britanike  Alice Elizabeth Taylor, e cila n njihet për kritikat e shpeshta që ka bërë ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

“Kështu që tani jam këtu në mënyrë të paligjshme dhe kërkohet të largohem, pavarësisht se kam një certifikatë mjekësore duke thënë se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve pasi jam rreth 6 muajshe shtatzënë. Me një fëmijë shqiptar. Nëse ata më dëbojnë apo jo- nuk e di se çfarë do të përpiqen të bëjnë, por tani ata kanë fuqinë të refuzojnë çdo aplikim që u bëj atyre”, shkruan më tej ajo.