Zyrtarizohet rezultati i zgjedhjeve në Maqedoni, shqiptarët fitojnë 32 mandate

342
Sigal

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut do të kenë zyrtarisht 32 deputetë në kuvend.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të 15 korrikut dhe përbërjen e kuvendit të ri.

Kështu, partia Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit do të ketë 15 deputetë, duke u renditur partia shqiptare me më shumë mandate.

Më pas renditet koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa me 12 mandate.

Lëvizja Besa, e cila garoi në në koalicion me LSDM-në e Zoran Zaevit, fituese e zgjedhjeve, ka marrë 4 mandate.

Ndërsa partia e Menduh Thaçit, PDSH, ka fituar një mandat.

Dy partitë me më shumë mandate janë LSDM e Zoran Zaevit me 46 mandate dhe VMRO-DPMNE me 44 mandate.

Duke qenë se asnjë prej partive kryesore nuk ka shumicën prej 61 mandatesh për të formuar qeverinë, pritet që gjatë javëve në vijim të nisin diskutimet për koalicionet e mundshme.

I pari që ka të drejtën të formojë qeverinë është ish-kryeministri Zoran Zaev.