Maliqi publikon shembullin e fletës së votimit të Opozitës së Bashkuar: E thjeshtë dhe e kuptueshme, Rama të pranojë listat e Hapura 100%

400
Sigal

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka përkrahur fletën e votimit shembull që publikoi sot Opozita e Bashkuar, saktësisht Oerd Bylykbashi.

Sipas Maliqit kjo është një fletë e thjeshtë dhe e kuptueshme ku zgjedhësi voton partinë brenda koalicionit dhe kandidatin për deputet sipas numrit.

Maliqi i bën thirrje Ramës të pranojë listat e hapura 100% pasi dhe 39 deputetë të opozitës parlamentare në mënyrë unanime kanë votuar për to.

STATUSI NGA LEFTER MALIQI

Opozita parlamentare ka kerkuar dhe kemi firmosur ne menyre unanime te 39 deputetet per lista te hapura 100%.Zgjidhni jeni me shqiptaret qe duan lista te hapura 100% sic kemi firmosur te 39 apo lista te pjeshme e prishje kualicionesh sic do Rilindja e krimit. Dy rruge keni o rreshtohuni me popullin ashtu sic keni firmosur ose u doli boja shkoni me Rilindjen si te kapur dhe te keqperdorur.

Listat e hapura demokraci e paster,populli voton partine brenda kualicionit dhe kandidatin per Deputet sipas nr. Ramzi zgjidh do demokracine me listat e hapura 100% apo do pushtet ne tavoline me mafien,oligarket,drogen,institucionet e kapura dhe krimin. Ja fleta e votimit e thjeshte e kuptueshme,votohet partia brenda kualicionit dhe kandidati per deputet sipas nr.Ramzi o ditezi qe mbete me djallezi behu burre prano listat e hapura 100% sic duan Shqiptaret dhe shikoje sa do te vlej lekura e ujkut qe mban te mbrojtur me antiplumb.Antiplumbin ta çpon populli me vote te drejtperdrejt me lista te hapura 100%. Hiqe maskën e zeze ,vere maskë te bardhe si gjithe populli.