Zv.ministrja e PS-së bën deklaratën e bujshme: “Më rritet presioni i gjakut, më vjen të ulërij”

205
Sigal

Irena Beqiraj është Zv.Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e cila së fundmi ka treguar se çfarë e acaron më së shumti. Në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit ajo ka treguar se merr pa fund telefonata nga të rinj e të reja të partive që duan t’i prezantojnë asaj planet e partive pas zgjedhjeve.

Ajo është shprehur shumë e irrituar kundrejt këtyre thirrjeve nga të rinj që nuk dinë thuajse asgjë për politikën dhe duan të bëjnë fushatë përmes telefonit.

“Uromëni! Patjetër që dua të mësoj gjëra të reja, më së shumti në ekonomi ku kuptoj më shumë e di pak. Por kur më marrin në telefon çupëlinat e çunakët e partisë, të më shpjegojnë programet e gënjeshtrave ekonomike, më mbyllet mendja, më rritet presioni i gjakut, më vjen të ulërijë … por nuk ulërij. Uromëni! Paskërkam mësuar të vetpërmbahem!”, shkruan Beqiraj në postimin e saj në rrjetet sociale.