Grisejda Myslimi: Forca dhe energjia e të rinjve vlonjatë do të shporrë “Rilindjen” nga Vlora dhe do të sjellë fitoren tonë të sigurt më 25 prill

409
Sigal

Kandidatja për deputete e LSI në Qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi ditën e sotme, ka shpërndarë në rrjetet sociale, një video-mesazh ku thotë së, fuqia e LSI është rina dhe fuqia e vërtetë  e rinisë është bashkimi  saj me LSI.

“Mos votoni për ata, që e shpopulluan Vlorën nga të rinjtë dhe e përmbytën me korrupsion.
Të dashura motra dhe nëna vlonjate: VOTONI PËR VAJZAT E VLORËS!
Ne do te jemi zëri i Vlorës në Parlament!”,- shprehet Myslimi krahas videos së publikuar.

Mesazhi i saj i plotë:

Kush më shumë se LSI ka bërë për rininë.
Fuqia e LSI është rinia dhe fuqia e vërtetë e rinisë është bashkimi i saj me LSI.
Forca dhe energjia e të rinjve vlonjatë do të shporrë “Rilindjen” nga Vlora dhe do të sjellë fitoren tonë të sigurt më 25 prill.
Mos votoni për ata, që e shpopulluan Vlorën nga të rinjtë dhe e përmbytën me korrupsion.
Të dashura motra dhe nëna vlonjate: VOTONI PËR VAJZAT E VLORËS!
Ne do te jemi zëri i Vlorës në Parlament!
#GrisejdaMyslimi #02
#AnxhelaShenaj #09
#VloraShtëpiaJuaj
#LSI