Përfundon mbledhja, ja çfarë vendimesh mori Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

60
Sigal

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme vendosi plotësimin e vakancave të krijuara në Këshillin e Bashkisë Vorë, me kandidatët e listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Grisilda Plaka dhe Misar Muka.

Komisioneri miratoi një ndryshim në vendimin nr. 148, datë 16.03.2021 “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave, si edhe lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe të një sekretari të KZAZ-ve”.

Gjithashtu, u miratuan vëzhgues të disa mediave dhe organizatave jofitimprurëse për vëzhgimin e zgjedhjeve të datës 25 prill 2021.

Pas shqyrtimit të raportit javor të monitorimit të medias për pasqyrimin e fushatës zgjedhore, të depozituar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, Komisioneri vendosi tërheqjen e vëmëndjes disa OSHMA-ve për respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe kompensimin e kohës së transmetimit për disa subjekte zgjedhore.