Zjarret nisin kërdinë në Fier/ Peleshi nuk blen helikopter për shuarjen e zjarreve por harxhon , 3.5 mln. euro për ndërtimin hangarëve

34
Sigal

Bashkë me stinën e nxehtë dhe temperaturat e larta kanë ardhur edhe zjarret.

Së fundmi flakët kanë  përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier.

Bëhet me dije se flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa fikja e tyre bëhet tepër e vështirë. 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit kanë punuar për mbajtjen nën kontroll e fikjen e tij. Sipas informacioneve, ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh. Ndërsa sipas parashikimit të IJEUM në qarqe të ndryshme të vendit situata është me rriskë për t’u rrezikuar nga zjarret. (e shtunë, dt.22) pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarkun Fier dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “I MODERUAR”.Teksa situata duket se do të komplikohet më tej kjo situatë është pothuaj çdo verë e paralajmëruar dhe e vërtetuar, por për  Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi që më herët ka reaguar në lidhje me mungesën e një helikopteri për të përballuar shuarjen e zjarreve në raste emergjence. Peleshi tha se shtetit nuk i leverdis për ta blerë, pasi sipas tij përpos çmimit të lartë shtohen e kostot përmirëmbajte. Ndërkohë Peleshi nuk heq dorë nga tenderat si ai 3.5 milionë Euro për ndërtimin e një hangari për helikopterë, në Bazën Ajrore Farkë.