Bianka Çopja, kreu i këshilltarëve opozitarë në Këshill, është shprehur se, përtej kësaj manovre, fshihet një tjetër e vërtetë që po përpiqen ta kamuflojnë.“Për këtë arsye, krijimi i një sh.a.-je publike shërben si një mekanizëm alternativ: punonjësit nuk largohen nga sistemi, por transferohen nga administrata e bashkisë në një shoqëri aksionare në pronësi të saj. Pra, formalisht administrata ‘ulet’, por praktikisht të njëjtët punonjës vazhdojnë të paguhen me fonde publike, vetëm se tashmë përmes shoqërisë dhe jo drejtpërdrejt nga struktura administrative”, shprehet ajo.Bianka Çopja është shprehur për gazetën ‘Telegraf’ se problemi qëndron konkretisht në këto pika:
Rreziku i kthimit në “strehë politike”
Shoqëritë publike shpesh përdoren për punësime politike dhe emërime klienteliste, jo mbi bazë merite.
Kontroll më i dobët publik
Kur aktiviteti kalon nga administrata në sh.a., transparenca ulet dhe kontrolli nga Këshilli Bashkiak dobësohet.
Rrezik abuzimi me asetet publike
Kalimi i pyjeve, kullotave dhe aseteve në administrim të shoqërisë mund të krijojë hapësirë për përdorim jo transparent ose favorizime.
Kapital fillestar i konsiderueshëm
Parashikohet një kapital prej rreth 5 milionë lekësh; mbetet e paqartë nëse ekziston një studim fizibiliteti real.
Mungesë e objektivave të matshme
Në relacion mungojnë të dhëna konkrete për të ardhurat, vendet e punës dhe afatin e kthimit të investimit.





















