Lista e plotë, PS rikandidon 24 kryebashkiakë, vetëm Dibra dhe Durrësi pa emër
Kryesia e PS-së do të mblidhet përpara 13 majit për të miratuar listën përfundimtare, ndërsa deri tani është parashikuar rikandidimi i 24 kryebashkiakëve aktualë, ndërsa në emrat e rinj të futur në garë janë dy prefektë dhe 6 deputetë. Ajo që bie në sy është se në 61 bashki, besimi i Edi Ramës tek zonjat është i ulët dhe parashikohen vetëm 6 kandidate femra. Në bashkinë e Beratit PS do të garojë me ish zv ministrin e arsimit, Ervin Demo, në Kuçovë me Sybi Shehu. Në Poliçan, Adriatik Zotkaj po shkon drejt mandatit të 4-t. Në Skrapar do të kandidojë Adriatik Mema, ndërsa tek Ura Vajgurore do të rikonfirmohet kryetarja aktuale Juliana Memaj. Qarku Dibër është i vetmi në të cilën PS ende nuk ka përcaktuar asnjë kandidat për 4 bashkitë në fjalë, zona të njohura si tradicionalisht të djathta. Për bashkinë Elbasan, do të Gledian Llatja, aktualisht prefekt i qarkut. Në Belsh do të rikandidohet Arif Tafani dhe në Librazhd, Kastriot Gurra. Në Cërrik kandidati i PS do të jetë Andi Salla, ndërsa në Gramsh kryetari i partisë, Klodian Taçe. Në Përrenjas PS do të kërkojë t’ja heqë drejtimin e bashkisë LSI-së, duke kandiduar deputetin Nuri Belba. Në Peqin, gjasat më të larta janë që PS të mbështesë kryetarin aktual Saimir Hasalla të zgjedhur nga PDIU, ndërsa po mendon edhe një kandidaturë rezervë të sajën. Në Vlorë, Rama do të rikandiojë Dritan Leli, në Konispol Shuaip Beqirin, e në Himarë Jorgo Goron. Në Sarandë PS do të zgjedhë mes tre emrave Ardian Kola, Ardian Gurma ose Alket Qendro, ndërsa në Delvinë do të kandidohet një zonjë. Në Finiq PS do të mbështesë një kandidat të propozuar nga partitë minoritare Greke. Në Selenicë do të kandidojë deputeti Vullnet Sinaj. Në Korçë Sotiraq Filo, në Maliq Gëzim Topçiu do të kërkojë një mandat të 6-të. Në Pogradec deputeti Ilir Xhakolli. Në Devoll nuk është vendosur kandidimi i deputetes Edlira Bode, ndërsa në Kolonjë PS do të zgjedhë mes aktorit Erjon Isai dhe një arkitekti. Në Pustec, PS do të mbështesë kandidatin e minoritetit maqedonas, Vasil Sterofski. Në Fier PS pritet të kandidojë të njëjtët kryetarë bashkie që ka, me dyshime të vogla për Fatos Tushen. Në Mallakastër, PS do të kandidojë me Qerim Ismailin. Në Gjirokastër PS do të zgjedhjë mes deputetit Flamur Golemi dhe zëvendësministres së jashtme, Artemisa Dralo. Në Tepelenë do të rikandojë Tërmet Peçi, në Këlcyrë Klemend Ndoni dhe në Libohovë Luiza Mandi. PS ende nuk ka përcaktuar kandidatin e saj në Memaliaj, ndërsa në Përmet do të kandidojë Alma Hoxha dhë në Dropull Dhimitër Tola. Në Durrës, Vangjush Dako dhe Spartak Kovaçi janë në garë. Në Krujë Artur Bushi, në Shijak diskutimet vërtiten mes kryetarit të Partisë Elton Arbana dhe funksionarit Elton Varaku. Në qarkun Shkodër, PS do të rikandidojë të tre kryebashkiakët që ka, Në Vaun e Dejës me biznesmenin Mark Babani. Në Shkodër, Valdrin Pjetrin. Në Has Adem Lala, në Kukës me Safet Gjicin, në Tropojë me Rexhë Biberajn. Në Tiranë, Erjon Veliaj, në Vorë kandidati socialist nuk është përcaktuar, edhe pse deputeti Sadi Vorpsi është një nga emrat e mundshëm. Në Kamëz deputeti Rakip Suli. Në Kavajë mjeku Arben Rugia nuk është kandidati përfundimtar, dhe PS po kërkon emra të tjerë. Në Rrogozhinë me zv. ministrin e Rinisë, Shpati Kolgega. Në Lezhë Pjerin Ndreu, në Mirditë Ndrec Deda. Në Kurbin pritet të jetë Edona Veliaj.






















