Kejdi Mehmetaj: Teatri po na thërret sërish për ndihmë!

425
Sigal

Arben Malaj ka dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe është shprehur se duhet të mblidhen fonde për vendosjen e shkronjave në këtë godinë. Thirrjes i është përgjigjur menjëherë LSI-ja.

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se Teatri na thërret sërish për ndihmë.

Më poshtë postimi i plotë i Mehmetajt:

Për më shumë se një vit qytetarët e Tiranës, artistët, intelektualët dhe shoqëria civile ja kanë dalë të mbajnë në këmbë godinën e Teatrit Kombëtar, duke evituar kështu që në qendrën historike të qytetit të ngriheshin kulla betoni, si dëshmi të një vjedhje gjigande nga Kryeministri dhe bedelët e tij në bashki.

Pasi nuk ja dolën ta shembin, hajdutçe i shkulën gërmat nga fasada dhe tamam si hajdutët e natës, ditën u zhdukën pa gjurmë duke u frikur nga përballja me qytetarët.

Teatri po na thërret sërish për ndihmë!

Unë i bashkohem sot Z.Malaj në iniciativën që është ndërmarrë për ti kthyer emrin Teatrit Kombëtar.

Vendi ka nevojë për mbrojtësit e tij. Uroj që Intelektualë e qyetatarë të tjerë kurajoz e të drejtë ti bashkohen Z.Malaj.