Zgjedhjet vendore do të zhvillohen, më 13 tetor 2019

834
Sigal

Pas konsultimeve me partitë politike, Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve. Kongresmeni Eliot L. Engel: Mosmarrëveshjet zgjidhen me dialog dhe sipas sundimit të ligjit. Rezoluta e PE: Respektoni dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve. Kreu i KQZ-së Klement Zguri: Duhet të pranojmë vetëm 13 tetorin

13 tetori i 2019-s, Data e Zgjedhjeve Vendore

Presidenti Meta ka vendosur datën 13 tetor si datën e re të zgjedhjeve lokale.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nga Presidenca, Kreu i Shtetit theksoi se dy ishin arsyet që e kishin detyruar të caktonte këtë datë.

 

Arsyeja e parë

Kam vendosur për 13 tetorin, sepse është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje të përgjithshme vendore gjithëpërfshirëse, jo vetëm sa i takon vullnetit të gjithë atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje, por njëkohësisht edhe atyre që dëshirojnë sipas të gjithave afateve ligjore dhe procedurale, të jenë të përfshirë në një administrim gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor.

Arsyeja e dytë

Ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë së integrimit evropian të mosshkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut lidhur me çastin e çeljes së negociatave. Duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për të garantuar zgjedhje gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan të marrin pjesë, dhe njëkohësisht edhe për të dhënë një mesazh pozitiv përmes këtyre zgjedhjeve për një vendim pozitiv shpresojmë dhe duhet të punojmë të gjithë bashkërisht – nga Këshilli i vendeve të Bashkimit Evropian është në 17-18 tetor 2019.

Kongresmeni Eliot L. Engel: Kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe sipas sundimit të ligjit

Kryetari i Komitetit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot L. Engel, ka reaguar lidhur me zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit. Kongresmenit Eliot Engel: Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj që prej viteve të saj nën diktaturën e Hoxhës dhe populli shqiptar ka investuar shumë për të parë rrënjët e demokracisë së tyre. Marrëdhënia e fortë dhe e ngrohtë e SHBA-Shqipëri ka ndihmuar në nxitjen e këtyre zhvillimeve. Prandaj, unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që dëshmoj në ditët dhe javët e fundit, pasi udhëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur një bllokim politik. Në një përpjekje për të zvogëluar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë kufizimet më të mëdha dhe të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës. Kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe sipas sundimit të ligjit. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe meriton një të ardhme evropiane, por krizat e përsëritura rreth zgjedhjeve minojnë rrugën përpara. Unë i bëj thirrje popullit shqiptar të rifitojë veten për një angazhim politik paqësor dhe për një proces zgjedhor të denjë për një anëtar të familjes demokratike të Atlantikut të Veriut dhe kombeve demokratike.

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri: Duhet të pranojmë dekretin e Presidentit. Më 13 tetor zgjedhjet vendore

KQZ-ja c dje për dekretin e Presidentit Meta që cakton datën 13 tetor si datë zgjedhjesh vendore. Seanca është shoqëruar me debate mes kryetarit Klement Zguri dhe nënkryetarit Denar Biba. Kryetari Zguri i kërkoi anëtarëve të KQZ të pranonin dekretin e presidentit. Sipas tij fakti që dekreti është botuar në fletoren zyrtare e bën atë të detyrueshëm për t’u zbatuar dhe jo objekt interpretimi. Detyrimi i KQZ tha ai është të qartësojë zgjedhësit dhe të mos krijojë më keqkuptime që vijnë nga politika.

Kryetari i KQZ-së Klement: Jemi në një situatë absurdi. Nisur edhe nga kolegët, ministria e Drejtësisë ka gjykuar që të vendos në fletoren zyrtare. Që do të thotë se është e ligjshme. Dekreti ka dy orë që ka dal. Nuk u trajtua në gjykata. Kemi një tension kritik që kurrë nuk ka qenë. Lufta politike nuk ka bërë, as më shumë, as më pak, por ka çoroditur votuesit shqiptarë. Kemi detyrim për të qartësuar zgjedhësit. Pa tensione dhe keqkuptime që vijnë nga politika. Në funksion të detyrimeve tona do t’u bëj një thirrje kolegëve për të pranuar dekretin e presidentit për zgjedhjet. Është thirrje e sinqertë. Anëtarët e KQZ ranë dakord që dekreti i Metës të shqyrtohet në një moment të dytë. Denar Biba tha se ky dekret nuk mund të pranohet, sepse nuk është pranuar as ai që anulon datën 30 qershor.