Zgjedhjet në Mal të Zi, Ahmeti: Shqiptarët të dalin masivisht në votime

263
Sigal

Kryetari i BDI Ali Ahmeti u ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të dalin masivisht në votime.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti shkruan se shprehja e vullnetit demokratik, forcon komunitetin shqiptar.

Postimi i Ahmetit në Facebook

Në prag të zgjedhjeve në Mal të Zi, që nga Tuzi deri në Ulqin, Plavë e Gusi, kam nderin të ftoj të gjithë shqiptarët e vendit tonë mik që të dalin masovikisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre demokratik për ta përforcuar nyjen kyçe të vendit euroatlantik e ajo nyje është komuniteti shqiptarë në Mal të Zi.
Shpreh përkrahje të parezervë dhe të fuqishme për të gjitha forcat progresive ne rajon të cilat promovojnë orientimin perendimor të vendit.
Ju uroj garë fer e demokratike dhe të jeni sa më të bashkuar për të mirën tuaj të përbashkët!
Bashkë më të fortë!