Erdhi për pushime, turisti nga Ukraina ndërron jetë në spitalin e Vlorës

259
Sigal

Një turist 44-vjeçar nga Ukraina ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës, pasi është paraqitur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm me komplikacione shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi nga Ukraina O.A., 44 vjeç.

Ky shtetas ka qenë akomoduar me pushime në një hotel në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital, vend në të cilin ka ndërruar jetë.

Nga veprimet dhe hetimet paraprake dyshohet se 44-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C. Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vlerësim juridik.