Shashka e vezë drejt Bashkisë, tensionohet situata me protestuesit. Çfarë urdhëri ka dhënë Veliaj?

390
Sigal

Banorët e e Astirit kanë dalë për të 13-ën ditë rresht në protestë, kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre pa u dëmshpërblyer 100%.

Ndërsa i bëjnë thirrje kryebashkiakut Veliaj që të dalë në takim me ta, ata kanë gjuajtur me vezë e me shashka godinën e Bashkisë së Tiranës.

Mësohet se Veliaj ka dhënë urdhër punonjësve të Policisë Bashkiake, që të mos preken me dorë banorët.

Më tej banorët janë shprehur se nuk do t’i mbysin pushtetarët me armë e zjarr por me pështymë.

Banorët më tej i janë vërsulur godinës së Bashkisë në tentativë për të hyrë brenda, por që janë ndaluar nga kordoni i policisë.