Banorët e “Astirit” hedhin tymuese para Bashkisë Tiranë

445
Sigal

Ora 11:37 Protestuesit hedhin tymuese para bashkisë Tiranë

Banorët e zonës së “Astirit” kanë zbarkuar sot sërish para bashkisë, duke protestuar kundër prishjes së banesave të tyre.

Ata kërkojnë takim me përfaqësues të bashkisë Tiranë për të gjetur një zgjidhje që çon në shpronësimin e tyre.

Pronarët e objekteve të palegalizuara kanë refuzuar ofertën e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj për mbulimin e 3 viteve qira.

Ndërkohë marrë shkas nga incidenti i fundit në dyert e Bashkisë, policia ka marrë masa duke krijuar një kordon që në oborrin e institucionit.

Për projektin e Unazës së Madhe parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha