Zgjedhjet lokale, Nishani takon në Presidencë ambasadorin Lu

432
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, u prit të martën në një takim nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në ambientet e presidencës.
Mendohet që situata e zgjedhjeve vendore është në fokus të këtij takimi, i cili po zhvillohet vetëm 5 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa pritet që në përfundim të tij të ketë edhe një njoftim për shtyp nga zyra e presidencës.
Sigal