Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Celibashi: Komunikova me Presidentin, 6 marsi na jep më shumë kohë në përgatitjen e procesit

182
Sigal

Për kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi, data 6 mars është e volitshme për zgjedhjet e pjesshme vendore, pas i jep më shumë kohë institucionit për përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor

“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor.” shkruan Celibashi.