Zgjedhjet e pjesshme, Manjani: Sot kemi pushtet monist, Basha duhet shporrur nga politika!

197
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një intervistë ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Manjani theksoi se sot jemi përballë një pushteti monist, duke shtuar se Lulzim Bashën nuk e ndihmon dot më askush.

“Ne kemi sot pushtet lokal monist. Debati politik sot zhvillohet brenda opozitës. PD ende funksionon nën firmën e një kryetari të shkarkuar, por që nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Bashën. PS me siguri do të fërkjë barkun në këto zgjedhje e demokratët do të duhet të enden sa në një vend në tjetrin e kjo është diçka që mua personalisht më trishton.

Lulzim Bashën jo këto zgjedhje, por edhe 100 zgjedhje, asgjë nuk e ndihmon dot. Bashën nuk e ndihmon dot më askush. Bashës ia kanë hequr prizën e është thëngjill i fikur, nuk ekziston në asnjë realitet elektoral. Basha duhet shporrur nga politika”, deklaroi Manjani.