Zgjedhjet e 18 qershorit – Manjani: Lëreni Kolegjin të vendosë lirisht, pa spiunë e ndërhyrje

460
Pas përzgjedhjes së pesë anëtarëve të Kolegjit, i cili do të shqyrtojë ankimimin e opozitës për listat e kandidatëve më 18 qershor ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani kërkon që të lihet Kolegji Zgjedhor të marrë vendimin.

Manjani: Për hir të zotit,lëreni Kolegjin të vendosë lirisht,pa spiunë e pa ndërhyrje! Ligjet aty i patët dhe i zbatuat si deshët!Tani flet gjykata!
Sigal