‘Zgjedhjet e 13 tetorit’, Vasili: Kush ja shkuli veshin Bashës, që nuk protokolloi kërkesën për regjistrim?

215
Sigal

Nënkryeatri i LSI Petrit Vasili ka reaguar ndaj Bashës, duke i kërkuar publikisht të tregojë se kush ja shkuli veshin që nuk u regjistrua në zgjedhjet e 13 tetorit.

‘Po kush ja shkuli veshin xhanëm, që nuk e la të protokollonte kërkesën për regjistrim në zgjedhje? Se ky ka edhe protokollin në parti me të rëndësishëm edhe se kushtetuta’, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kush ja shkuli veshin Bashes, qe nuk u regjistrua per zgjedhjet e 13 tetorit??

Vajti me shume gezim dhe me turravrap te Presidenti per daten e re te zgjedhjeve lokale te 2019.

Kur u caktua data e re dhe zgjedhjet lokale u dekretuan nga Presidenti ne 13 tetor nuk u regjistrua hiç fare.

Se ky demek i donte edhe zgjedhjet nje sahat e me pare.

Po kush ja shkuli veshin xhanem, qe nuk e la te protokollonte kerkesen per regjistrim zgjedhje?

Se ky ka edhe protokollin ne parti me te rendesishem edhe se kushtetuta.